back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaDrenica +Drenica Sport'Ta nderojmë Kosovën, ka ardhur koha jonë'

‘Ta nderojmë Kosovën, ka ardhur koha jonë’

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Nata e 25 qershorit e vitit 2019 do të hyjë në histori. Klubi i Feronikelit do të debutojë për herë të parë në arenën ndërkombëtare.

Kampioni i Kosovës do ta përfaqësojë vendin në ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve. Optimizmi te “Industrialistët” për fitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë ndaj Lincoln Red Impsit nga Gjibraltari nuk mungon, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Feronikelit, do të debutojë të martën për herë të parë në histori të klubit në garat ndërkombëtare.

Skuadra nga Drenasi do ta përfaqësojë Kosovën në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve me ndeshjet, që do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Feronikeli në ndeshjen e parë gjysmëfinale do të takohet me skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, në orën 20:45.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet në mes Tre Pennes nga San Marino dhe Santa Colomas nga Andorra. Finalja e kësaj gare luhet më 28 qershor.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në “Fadil Vokrri”.

“Muri i mbrojtjes’ te Feronikeli – Arbër Prekazi tha se kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë.

“Kjo ndeshje është e një rëndësie të madhe. Ndeshje, për të cilën të vjen mundësia ta luash një herë në jetë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi si për Feronikelin, po ashtu edhe për nivelin nacional se çka mund të fitojë Kosova me kalimin e fazës”, theksoi Arbër Prekazi.

“E kemi përgatitur ndeshjen në detaje duke u njoftuar me kundërshtarin përmes disa videove, pasi më parë nuk kemi pasur rast t’i shohim në ndonjë ndeshje. Në asnjë mënyrë nuk duhet nënçmuar ky kundërshtar pasi para dy vjetëve e kanë eliminuar Celticun e Skocisë, janë shumë të papërshtatshëm. Shpresojë se do ta kemi përkrahjen e madhe të publikut mbarëshqiptarë, që së bashku ta shkruajmë historinë e një shteti të ri, një shtet që me qindra vjet me vuajtje e persekutime e ka mbajtur gjallë sportin. Tashmë ka ardhur koha jonë”, theksoi Arbër Prekazi./Zëri.info

Të Fundit

Sport

ShowBiz