back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeRefuzuan kompensimin e orëve të grevës, por jo bregdetin – 400 anëtarë...

Refuzuan kompensimin e orëve të grevës, por jo bregdetin – 400 anëtarë të SBASHK-ut në pushime

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Grupi  i parë  nis pushimet  më 26 qershor,  për të vazhduar  grupet  tjera sipas agjendës së përcaktuar nga Komisioni për përgatitjen e pushimeve.

Duke vlerësuar  e çmuar lart përkushtimin e punëtorëve  të arsimit  të Kosovës në edukimin e arsimimin e brezave, SBASHK-u vazhdon me traditën e mirë të njohjes së këtij kontributi duke dërguar çdo verë një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të vet për pushime në bregdetin shqiptar.

Në verën 2019  Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, pasi ka analizuar  në përpikëri mundësitë buxhetore, ka vendosur që  në çdo 60 anëtarë të dërgojë një pushues në bregdetin shqiptar. Përzgjedhjen e pushuesve e kanë bërë  shoqatat sindikale në çerdhe, shkolla fillore e të mesme, në njësitë akademike të universiteteve dhe të institucioneve të kulturës.

Të 400 pushuesit janë të ndarë në 4 grupe me qëllim që organizimi të jetë sa më i mirë i  pushimeve  dhe aktiviteteve sindikale  atje. Grupi i parë me pushuesit nga Podujeva, Prishtina, Skenderaj, UP-ja, Qendra e studentëve, Fushë Kosova, Obiliqi dhe institucionet e  kulturës e nisin këtë traditë të mirë të mërkurën, më 26 qershor,  për të vazhduar ky aktivitet  me pushuesit nga komunat tjera sipas agjendës së përcaktuar nga Komisioni për përgatitjen e pushimeve.

Pushuesit gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar, përveç pushimit të merituar, do të zhvillojnë edhe aktivitete sindikale përmes tryezave  dhe debateve për arritjet, sfidat dhe idetë e reja për angazhimin sindikal në vijim.

Kryesia e SBASHK-ut dhe Komisioni për pushime për hir të transparencës së plotë me të përfunduar të këtij aktiviteti do të botojë në web faqen e saj (sbashk-rks.org) listën e plotë me të gjithë emrat e pushuesve , që janë caktuar nga shkollat dhe njësitë akademike.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz