back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeMoti i ligë kaplon Serbinë, erërat e forta shkulin drunjtë me rrënjë...

Moti i ligë kaplon Serbinë, erërat e forta shkulin drunjtë me rrënjë – rrugët shndërrohen në “lumenj” (Foto/Video)

Të ngjajshme

Kurti: Faleminderit që votuat LVV dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në fjalën...

Shumë njerëz bien në dashuri dy herë gjatë jetës, jo vetëm një

Nga The Notebook te Titanic, shumë filma klasikë romantikë...

City frikshëm ndaj Fulhamit, shënon edhe golin e tretë

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Moti i ligë ka kapluar Serbinë e në veçanti kryeqytetin e këtij vendi – Beogradin, ku nga erërat e forta janë shkulur me rrënjë drunjtë, si dhe shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Rrugët e qytetit po ngjajnë më shumë me lumenjtë të cilët kanë dalë nga shtrati, transmeton Telegrafi.

Shumë autobusë të trafikut urban kanë mbetur në rrugë nga reshjet e shiut, ku nga sasia e madhe e shiut janë bërë të pakalueshme rrugët e lagjeve të ndryshme.

Sa i përket veturave private, raportohet se me dhjetëra janë shkatërruar kur erërat e forta shkulën drunjtë që përfunduan mbi to.

Video dhe fotografi të shumta amatore tregojnë gjendjen kaotike në këtë qytet, por edhe në qytetet tjera. Në një fotografi shihet breshëri me madhësi të topit të ping pongut që ka rënë.

E instituti hidrometeorologjik ka paralajmëruar se të reshura do të ketë edhe në ditët e ardhshme, derisa vlera e dëmeve materiale nuk është bërë ende. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz