back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeFlet policia e Kosovës për gruan që u rrëmbye në Fushë Kosovë

Flet policia e Kosovës për gruan që u rrëmbye në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Në lagjen ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë, një grua është rrëmbyer nga dy persona dhe është futur me dhunë në veturë, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka treguar se deri tani Policia e Kosovës posedon informatën se dy persona të dyshuar kanë futur me forcë në veturë një grua dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu nga policia kanë thënë se janë duke punuar në sqarimin e çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, posedon informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë  në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht në koordinim me institucionet kompetente jemi duke punuar me qellim të sqarimit të çdo rrethanë që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë shkurt Ahmeti për Metron përmes telefonit.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet shqetësuese ku gruaja futet me dhunë në veturë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz