back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShqiptareEdhe një tjetër viktimë, pushuesi mbytet në detin e Durrësit

Edhe një tjetër viktimë, pushuesi mbytet në detin e Durrësit

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Një tjetër viktimë u regjistrua mëngjesin e së hënës në plazhet e vendit. Një i moshuar humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak në Durrës.

Një tjetër viktimë u regjistrua mëngjesin e së hënës në plazhet e vendit. Një i moshuar humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak në Durrës.

75 vjeçari nga Tirana, Gani Hoxha është futur për t’u larë në det rreth orës 09:30, por nuk ia ka dalë të kthehet më në breg.

Këtë mëngjes në plazhin e currilave në Durrës u gjet trupi i pajetë i një 31-vjeçari që ishte zhdukur të dielën pasi ishte futur në det. Alarmin e kishin dhënë shokët e tij.

Ndërsa në Shëngjin vazhdojnë kërkimet në det për një 18 vjeçar që dyshohet se është mbytur të dielën. Ai u fut në det dhe nuk doli më duke i detyruar familjarët që të kërkojnë ndihmë për kërkimin e tij.

Gjatë së dielës pushuesit nga Velipoja raportuan për 3 persona që kishin rrezikuar të mbyteshin.

Ndihmën e parë e morën nga plazhistët. Vrojtuesit e plazhit në asnjë rast nuk kanë qenë pranë personave të nxjerrë nga deti, ashtu si me të moshuarat që humbën jetën javën e kaluar në Vlorë.

Të dielën Top Channel bëri një vëzhgim gjatë vijës bregdetare të Durrësit ku të gjitha kullat, me përjashtime të rralla, ishin bosh, pa roje bregdetare.

Punësimi i një vrojtuesi është kriter për dhënien e lejes për shfrytëzimin e plazheve por duket se askush nuk e zbaton ligjin edhe pse vitet e fundit dhjetëra të rinj janë trajnuar për t’u dhënë ndihmën e parë personave deri në mbërritjen e ambulancës. Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz