back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeVrau bashkëshorten dhe vajzën e tij, Supremja e kthen në rigjykim rastin

Vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij, Supremja e kthen në rigjykim rastin

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Gjykata Supreme e ka kthyer në rigjykim çështjen e Pjetër Ndrecajt , i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij .

Kolegji i kësaj gjykate duke vendosur përkitazi me ankesën e mbrojtësit të akuzuarit, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 19 nëntor 2018 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, të datës 31 janar të këtij viti në seancën e kolegjit, të mbajtur më 16 maj 2019, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Pjetër Ndrecaj.

Me këtë rast, Suprema ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe çështjen ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rivendosje.

Ndaj të akuzuarit është vazhduar paraburgimi.

“Gjykata Supreme, pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e kësaj çështjeje juridiko-penale, bazuar në faqen e tretë të procesverbalit të shqyrtimit fillestar, ka gjetur se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit është në kundërshtim të plotë me dispozitivin e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, pasi që akuzohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, e cila kryhet në rastet kur me dashje kryhen dy apo më shumë vrasje, kurse deklarimi i tij është vetëm përkitazi me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, ashtu që i akuzuari pas leximit të aktakuzës dhe pas konsultimit me mbrojtësin e tij, kishte deklaruar se: “E pranoj fajësinë për vrasjen e ish gruas time, mirëpo vajzën e kam vra aksidentalisht”.

“Në rrethana të këtilla, Kolegji i Gjykatës Supreme, gjeti se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkallës së dytë, në pranimin e këtyre defekteve, në procedurën e pranimit të fajësisë, ka qenë e detyruar që aktgjykimin ta shqyrtojë dhe ta anulojë atë, e jo të kalojë mbi këtë shkelje, e cila është e pranishme dhe që kushtëzon cilësimin juridik, ngase mund të bëhet fjalë për vrasje të rëndë”, njofton kjo gjykatë, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz