back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportGol më të bukur ka kohë që nuk keni parë

Gol më të bukur ka kohë që nuk keni parë

Të ngjajshme

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Malajzisë mes Pahang dhe Perak dhuroi një nga golat më të bukur në historinë e futbollit.

Ishte mbrojtësi Herold Goulon i cili me një goditje nga gjysma e vetë e fushës realizoi për verdiktin final 3-1 në të mirë të ekipit vendas në ndeshjen e parë.

Goli i cili ka çmendur rrjetet sociale është absolutisht konkurrenti kryesor për ta fituar çmimin ‘Puskas’, që jepet për golin më të bukur të sezonit.

Goditja e Goulon ishte e fuqishme, por me gjasë as ai vetë nuk do ta paramendonte se do të përfundonte në rrjet.

Më poshtë ua përcjellim vidoen e golit, i cili shihet shumë rrallë në fushat e futbollit. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz