back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmePamjet e përplasjes së sotme të LDK-së në Podujevë

Pamjet e përplasjes së sotme të LDK-së në Podujevë

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Shyhrete Behluli publikon një moment romantik

Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret me të dashura...

Pasi nisën mosmarrëveshjet pasuan edhe përplasjet në degën e LDK-së në Podujevë.

Pikërisht në shkollën që mban emrin e ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova as në këtë komunë procesi zgjedhor nuk eci siç parashihej.

Përpos që nuk u arrit të zgjidhej kryesia, të pranishmit u detyruan të largoheshin disa minuta pas fillimit, e gjithë kjo si pasojë e tensioneve që ndodhën në këtë organizim.

Indeksonline ka siguruar edhe pamjet ku shihen të pranishmit duke lëshuar sallën si pasojë e përplasjeve që  ndodhën.

Si pasojë e kësaj edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës u detyruan të dilnin në vendin e ngjarjes në mënyrë që të merreshin me rastin.

LDK është duke mbajtur procesin zgjedhor në çdo komunë të vendit, por thuajse në çdo nëndegë dhe degë të partisë po zhvillohen përplasje të njëpasnjëshme, e që sigurisht po dëmtojnë edhe imazhin e partisë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz