BallinaSportFederer shkruan historinë përsëri, e fiton titullin e 10 në Halle

Federer shkruan historinë përsëri, e fiton titullin e 10 në Halle

Të ngjajshme

Alisson mohon zërat se do të mungoj në Kupën e Botës

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, gjatë ditës së sotme...

‘Ju akoma s’e dini’, çka po paralajmëron Stresi?

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht...

Flick, Arbeloa dhe Simeone dalin kundër thirrjeve islamofobe në ndeshjen Spanjë – Egjipt

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se është...

Kapet mbi 5 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohet një person

Një aksion i Policisë së Kosovës i zhvilluar sot...

Roger Federer e shkroi historinë të dielën në Halle, duke e mposhtur Davi Goffinin për ta fituar titullin e 10-të rekord në këtë turne.

Kjo është hera e parë që Federer i fiton 10 tituj në një turne të vetëm, duke iu bashkuar Rafael Nadalit si dyshja e vetme që e kanë arritur këtë veçori në Open Era, raporton Gazeta Express.

Legjenda zvicerane e mundi tenistin belg David Goffin 2:0 në sete, 7:6(2), 6:1, në finalen e së dielës.

Ky është titulli i 102-të për Federerin, që tani qëndron vetëm shtatë trofe larg rekordit absolut të Jimmy Connors prej 109 titujve. Po ashtu, ky është titulli i 19-të i zviceranit në terren me bar.

Federer u bë tenisti më i vjetër që shpallet kampion në tenis, që prej 43-vjeçarit Ken Rosewall në vitin 1977.

Triumfi i Federerit në Halle vjen në një moment të mirë para grand slamit të madh, Wimbledon, që nis më 1 korrik.

/Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz