BallinaLajmeVuçiq për Kosovën: Ata vetëm kërkojnë njohje, por nuk ofrojnë asgjë

Vuçiq për Kosovën: Ata vetëm kërkojnë njohje, por nuk ofrojnë asgjë

Të ngjajshme

77 vjet nga themelimi i NATO-s

NATO, e themeluar 77 vite më parë më 4...

Gjakovë: Arrestohet personi me mbi 5 kg marihuanë, konfiskohet automjeti

Një person është arrestuar më 3 prill në Gjakovë...

3 raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës – arrestohen dy gra

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka...

Aleksandër Vuçiq tha sot se nuk është i kënaqur që nuk do të ketë një takim në Paris.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke folur për marrëdhëniet me Kosovën, tha sot se “ata vetëm kërkojnë njohje, por nuk ofrojnë asgjë, prandaj zgjidhja e çështjes së Kosovës shtyhet vetëm për të na ngadalësuar në zhvillim”.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk është i kënaqur që nuk do të ketë një takim në Paris.

Vuçiç tha se ishte i trishtuar kur dëgjoi vlerësimet e disa qarqeve amerikane se Prishtina kishte të drejtë për taksën sepse Serbia ka punuar për të tërhequr njohjen, shkruan novosti, transmeton lajmi.net.

“Dhe më vjen keq për të dëgjuar vlerësimet e disa qarqeve se shqiptarët kishin të drejtë të imponojnë taksën për shkak se Serbia është e angazhuar për të tërhequr njohjen e Kosovës. Kjo është e drejta jonë, ne nuk e njohëm Kosovën”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq.

Vuçiq tha se Prishtina në një mënyrë po e shantazhon Beogradin për të mos arritur një zgjidhje. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz