Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka njoftuar se ka shpërthy kanalizimi në derë të xhamisë kryesore në Skënderaj.
Mehani ka shtuar se komuna e ka shpërthye vetë këtë kanalizim, derisa ka bërë përshtatjen e ish tregut për stacion të autobusëve. Ai u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse që sa më shpejt të intervenojnë, duke ditur rrezikun për qytetarët që vije nga shpërthimi i këtij kanalizimit.
Më poshtë mund të gjeni reagimin e asamblistit Mehani:
Kanalizimi ka shpërthy në derë të Xhamisë kryesore në Skënderaj. Në fakt, e ka shpërthye vetë komuna derisa ka bërë përshtatjen e ish tregut për stacion të autobusëve.
“Na mbyti era, plus që këta ujë që del është të kufomave që i pastrojna në Xhami, e hiç të hajrshëm nuk është. Ku me ditë çfarë sëmundje kanë pasë të vdekurit, e tash na me kalu nëpër këta ujë e këtë erë.
– Probleme me kanalizim kemi pasë gjithë, por që dy javë, prej që e ngucen këta të komunës është ba tepër keq. Që 3-4 herë bajna kërkesë në komunë por badihava.” – Ishin fjalët që mu thanë sot, kur isha tek Xhamia për të parë këtë problem për të cilin isha informuar kaherë, por besoja që komuna do ta sanojë shpejt.
Komuna jonë ka marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame në Skënderaj për mbulimin e shpenzimeve të varrimit. Edhe nëse hiç nuk ka konsideratë për këtë institucion të shenjtë. Të paktën një partner me të cilin ka lidhë marrëveshje bashkëpunimi nuk bon me trajtu kështu.
Lutje për kryetarin; reago shpjet dhe zgjidhe këtë problem, që në fund të fundit e keni kriju vetë.




