back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportDrenica arrin marrëveshje me sulmuesin e njohur, prezantimi të hënën

Drenica arrin marrëveshje me sulmuesin e njohur, prezantimi të hënën

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Skuadrat kosovare vazhdojnë të përgatiten maksimalisht para fillimit të edicionit të ri.

Radha është për ekipin nga “Bajram Aliu”, Drenica, që para pak çastesh ka konfirmuar marrëveshjen me futbollistin e dikurshëm të tyre dhe të njohur për “Shqiponjat e Zeza”, Genc Hamiti, shkruan GazetaBlic.

Përforcimin e kanë zyrtarizuar përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ndërsa gjithashtu kanë lajmëruar se prezantimi i transferit të ri do të bëhet të hënën.

Më poshtë postimi i plotë i klubit “kuq e zi”:

Mesfushori-sulmues, Genc Hamiti i lindur me 21.09.1993 , është përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ai është produkt i Shkollës së futbollit ‘Drenica’. Hamiti ka arritur marrëveshje një-vjeçare me klubin dhe i njëjti është rikthyer në ‘shtëpinë e vjetër’ dhe njëhërit ‘shtëpinë e tij’ kuq e zi. 25 vjeçari do të prezentohet të hënën!

Klubi po vazhdon me ritëm të lartë punën për kompletimin e skuadrës dhe ditëve në vijim do të informoheni edhe për përforcimet tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz