BallinaSportKjo është vlera e Florent Musljës që iu bashkua Kosovës

Kjo është vlera e Florent Musljës që iu bashkua Kosovës

Të ngjajshme

Tronditet Liverpooli, ylli i skuadrës e hup sezonin

Arne Slot ka konfirmuar se portieri i Liverpoolit, Alison...

Dyshohet se KEDS mashtroi qytetarët përmes njehsorëve, Prokuroria autorizon Policinë për grumbullimin e informatave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka...

Dyshohet për granatë në Mitrovicë të Veriut, policia po kryen kontrolle

Një mjet i cili dyshohet të jetë granatë, është...

Gjermani: 20-vjeçari ndez fishekzjarre në tren, 12 të lënduar

Një incident serioz ka shkaktuar panik dhe kaos gjatë...

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” në ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Pas Florent Hadërgjonajt, Ylldren Ibrahimajt dhe Ibrahim Dresheviqit, që iu bashkuan Kosovës në qershor – një tjetër futbollist nga shtatori do ta veshë fanellën e Dardanëve.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija.

Musliaj është takuar gjatë ditës së premte me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi dhe është nënshkruar marrëveshja për t’iu bashkuar Kosovës.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin që lamë pas shënoi dy gola në 17 paraqitje.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e 20-vjeçarit është 3 milionë euro.

Muslija është lojtar me të ardhme të ndritur. Ai ka kontratë me Hannoverin deri në qershor të vitit 2022.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz