back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaJetëKurioziteteA e keni ditur pse gomat e veturave janë gjithmonë të zeza

A e keni ditur pse gomat e veturave janë gjithmonë të zeza

Të ngjajshme

Ymeri: Kurti i fitoi tri herë zgjedhjet, por nuk e plotësoi Kushtetuesen me gjyqtarë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për...

UEFA shkruan disa fjalë për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka shkruar disa fjalë...

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Teknologjia ka përparuar pafund që kur është shpikur dhe shumë ndryshime janë futur në prodhim. Por një gjë mbeti e njëjtë gomat e veturave janë ende të zeza.

Ndërsa gomat e para ishin bërë nga rrathë hekuri të vendosura në rrota druri, gomat e para të makinave që u shpikën në vitin 1895, ishin në të vërtetë të bardha. Por, pse nuk janë këto goma të bardha edhe sot?

Siç shkruajnë mediat e huaja, gomat e makinave janë të zeza sepse bloza është një pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e prodhimit të tyre. Ajo përdoret si një element stabilizues, i cili është i kombinuar me polimere të tjera.

Kjo pasi, siç thuhet më tej, sapo të shtohet në gomë, ajo rrit fuqinë dhe qëndrueshmërinë e gomave, e cila shihet si një tipar i dëshirueshëm për prodhuesit dhe shoferët e makinave të tyre. Jo vetëm që gomat e zeza rrisin fuqinë dhe qëndrueshmërinë, ato gjithashtu ndikojnë shumë në sigurinë e makinës suaj. Gjithsesi, goma më të forta dhe afatgjata do të thotë se do të keni një makinë më të besueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz