back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportRashica publikon video të veçantë për Lojën e Yjeve (VIDEO)

Rashica publikon video të veçantë për Lojën e Yjeve (VIDEO)

Të ngjajshme

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Arda Guler po përballet me sfida, ish-trajneri ka folur për situatën e tij

Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike...

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Më 15 qershor në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u ndesh skuadra e drejtuar nga Milot Rashica me skuadrën e drejtuar nga Granit Xhaka, në ndeshjen e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës për bamirësi.

Gjashtë ditë pas këtij eventi që tërhoqi shumë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” atë natë, Milot Rashica e publikoi një video në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për atë ndeshje, raporton Gazeta Express.

Nga “Loja e Yjeve” u grumbulluan 9.288 euro, të cilët do të t’iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë.

“Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë”, bëri të ditur Komuna e Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës falënderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”.

Ndeshja mes skuadrës së Xhakës dhe Rashicës përfundoi me rezultat baras 4:4. Fillimisht besohej se ndeshja do të vendosej përmes gjuajtjes së penalltive, mirëpo për shkak të numrit të madh të tifozëve që hynë në fushë, ndeshja u mbyll pa penallti.

Skuadra e Xhakës e kishte trajner Afrim Tovërlanin, ndërsa asistent Shpend Ahmetin. Në këtë skuadër, përveç Xhakës, ishin edhe Fatos Sinani, Armend Thaqi, Blerim Rrustemi, Debatik Curri, Arben Zhjeqi, Muharrem Sahiti, Berat Buzhala, Gramos Vokrri, Enis Fetahu, Dukagjin Lipa, Margim Mavraj, Ragip Xhaka, Adrian Berisha dhe Dardan Berisha.

Ndërsa, trajner i skuadrës së Rashicës ishte Ismet Munishi dhe asistent Meda. Në këtë skuadër, si futbollistë ishin: Visar Bekaj, Ermir Lenjani, Milaim Humolli, Armend Dallku, Eroll Salihu, Shefki Kuqi, Ledri Vula, Suad Keçi, Liridon Leci, Blero, Xhevdet Llumnica, Driton Krasniqi, Azem Ahmeti, Mirsad Rashica dhe Haxhi Krasniqi. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz