back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeQendra e regjistrimit të veturave në Graçanicë i kërkon qytetarit 44 euro...

Qendra e regjistrimit të veturave në Graçanicë i kërkon qytetarit 44 euro shtesë për ti lëshuar librezë në shqip

Të ngjajshme

Spektakël në ndeshje, “show” në penallti/ Ballkani e eliminon Prishtinën nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në fazën çerekfinale të...

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar...

Një person plagoset në Mitrovicë

Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për një gjuatje...

Para disa ditësh, me datë 17 qershor, gjatë regjistrimit të veturave në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Graçanicë një qytatari i është shtypur libreza e automjetit vetëm në Gjuhën serbe. I njejti kishte shprehur ankesë për këtë gjë por atij i ishte kërkuar nga zyrtarët komunalë të Graçanicës që nëse dëshiron ti përmirësohet dokumenti në Gjuhën shqipe duhet të paguajë 44 euro më tepër. Gazeta Express ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët kanë thënë se zyrtari i QRA-Graçanicë ka bërë vetëm gabim teknik gjatë shqypjes së Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit dhe të njejtit i është tërhequr vërejtja.

Arbër Jashari

Qytetari që është ankuar për këtë rast ka thënë për Gazetë Express se libreza i është shtypur sërish në gjuhën shqipe.

“Vetëm pas presionit që i kam bërë zyrtarit serb në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Graçanicë që me dërgu email në Ministrinë e Punëve të Brendshme është bërë përmirësimi”

Ministria e Punëve të Brendshme për Express u shprehën se librezat e automjeteve në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Graçanicë shtypen  në gjuhën shqipe  dhe në gjuhen serbe për komunitetin serb.

Zyrtarë të MPB-së thanë se, më 18 qershor kanë vizituar QRA-Graçanicë për të marrë sqarime.

“Me datën 18, nga mediat jemi njoftuar për 4 libreza të shtypura në Gjuhen serbe edhe pse palët kanë qenë shqiptarë. Me datën 18, zyrtarët  e Agjencisë së Regjistrimit Civil që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vizatuar QRA –Graçanicë për të marrë sqarime nga zyrtari i QRA –për këtë çështje”.

Sipas zyrtarëve të Agjencisë së Regjistrimit Civil zyrtari i QRA-së që ka shtypur 4 librezat në Gjuhën Serbe ka bërë gabim shtypi.

“Zyrtari i QRA-së ka njoftuar se ka ndodhur gabim teknik gjatë shtypjes së Certifikatave të Regjistrimit të Automjeteve dhe ka njoftuar palën se do ta diskutoj problemin edhe me udhëheqësin e QRA–së, për përmasimin e gabimit që ka ndodhë”.

Sipas MPB-së, pala shqiptare të cilës i është shtypur Certifikata e Regjistrimit të Automjetit në Gjuhën Serbe tani veç ka CRA – në gjuhen shqipe.

Zyrtarët e Agjencise së Regjistrimit Civil u shprehën se nënpunësit të QRA në Graçanicë i është tërhequr vërejtja sa i përket këtij incidenti. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz