Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjtes në disa fshatra të Komunës së Shtimës, policia ka ndërmarrë një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve.
Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2019” policia ka arrit të arrestojë disa persona dhe të konfiskojë mjete pune dhe dru, njofton policia, transmeton Klan Kosova.
“Në fshatrat Reqak, Mollopolc dhe Petrovë , njësitet policore kanë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar katër traktorë si dhe një sasi e drunjtëve duke u transportuar në mënyrë ilegale. Gjithashtu, në fshatin Petrovë , në oborrin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur rreth 200 metra drunj pa dokumentacion të nevojshëm –të prera në mënyrë ilegale”,
”, thuhet në komunikatë.