back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePSD kërkon krijimin e Gjykatës së Punës

PSD kërkon krijimin e Gjykatës së Punës

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Ndryshimi i Ligjit për Gjykata është nisma e re ligjore që Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë, pas realizimit të nismës së tyre për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, deputeti i këtij subjekti, Faton Topalli, i cili ka thënë se PSD angazhohet që të krijohet Gjykata e Punës.

Ai tha se krejt kjo duhet të bëhet në mënyrë që punëtorët të fitojnë menjëherë të drejtat e tyre, e jo të pritet me vite të tëra që ata të fitojnë të drejtat e tyre.

Me qëllim të informimit të punëtorëve për të drejtat e tyre dhe kthimin e besimit të tyre te sistemi i drejtësisë, Topalli tha se duhet të krijohen mekanizmat e nevojshëm.

Ai tregoi se si do të funksionojë Gjykata e Punës sipas Partisë Socialdemokrate. Siç tha ai, Gjykata e Punës do të jetë brenda kuadrit të secilës Gjykatë Themelore të Republikës të Kosovës , ndërsa në nivelin e apelit do të krijohen kolegjet e veçanta të gjyqtarëve.

E deputetja Besa Baftiu bëri të ditur, se PSD ka adresuar një numër kërkesash me qëllim të përmirësimit të fushës së punës dhe mirëqenies sociale. Ajo u shpreh se synojnë të krijojnë një ligj të punës që do të pamundësojë manipulimet ndaj punëtorëve, teksa paraqiti amendamentet për Ligjin e Punës.

Ajo tha se përmes amendamenteve tjera mbrojnë punëmarrësin nga vendimet arbitrare për largim nga puna, për shkak të angazhimeve të tyre sindikale

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz