back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeBeqaj shkon për t’u përshëndetur me Haradinajn pas dorëheqjes – s’ka emër...

Beqaj shkon për t’u përshëndetur me Haradinajn pas dorëheqjes – s’ka emër të ri të ministrit

Të ngjajshme

Bilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma shoferë

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku për...

Fillon votimi me postë nga jashtë Kosovës për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar...

Gjysmë milioni euro nën hetim, Albina Nura jep dëshmi për rastin e BE-së në Kosovë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për...

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen brenda 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1438 gjoba për kundërvajtësit...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka liruar nga detyra e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn, pasi ky i fundit i ka ofruar sot në mëngjes dorëheqjen të parit të Qeverisë.

“Pranova sot, kërkesën për dorëheqje nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe pas kërkesës së tij, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, vazhduam me procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit”, ka njoftuar Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Dorëheqja e Besim Beqajt nga posti i ministrit vjen pas një vendimi i djeshëm i Kadri Veselit për të larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Beqaj për gati tre vite ka ushtruar postin e ministrit duke qenë nën aktakuzë të ngritur për rastin “PRONTO”.

Ai akuzohet veprën penale të “Shkeljes së statutit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Këtë aktakuzë ë ka ngritur Prokuroria Themelore e Prishtinës bazuar në nenin 193, paragrafi 4, ndërlidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Beqaj njoftimin për ofrimin e dorëheqjes e ka bërë sot në një konferencë për media.

“Në mëngjes kam paraqitur dorëheqjen tek kryeministri. Unë jam i bindur se aktakuzat janë të pabazuara. Unë premtoj se do të lirohem nga aktakuzat sepse nuk ka bazë për aktakuza. Akuza është me të meta, për sukseset e mia unë jam krenar. Jam i bindur se nuk kam bërë shkelje të ligjit. Epilogu do të vjen shpejtë”, ka thënë Beqaj në një konferencë për media.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Beqajn, edhe pse emri i Shaqir Totajt është përfolur e i cili është shprehur i gatshëm për të marrë postin e ministrit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz