Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, që nga sot do të jetë edhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe njeriu që e ngriti i pari flamurin e çlirimit në Klinë, Hasan Berisha.
Kjo u bë e ditur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëri ndër themeluesit kryesor të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Selimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook dhe Instagram, ka bërë të ditur se në Klinë, Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar edhe 59 anëtarë të rinj.
Deputeti Selimi tha se anëtarsimi i tyre, e veçmas i Hasan Berishës, e kishte simbolikën e vetë, për shkak se 20 vite më parë, Berisha ishte ai që i pari e ngriti flamurin e çlirimit në Komunën e Klinës.
Hasan Berisha, ka qenë shok i shkollës me Rexhep Selimin, teksa ky i fundit, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rritjen e madhe që ka arritur ta shënojë në Komunën e Klinës.
“Dje, me 18 Qershor, në diten e çlirimit të Klinës, pritëm në zyrën e Qendrës së Lëvizjes Vetevendosje të anëtarësuarit e radhës në Lëvizjen tonë.
Në mesin e tyre edhe shokun tim të shkollës dhe bashkëluftëtarin Hasan Berisha.
Kjo ditë kishte simbolikën e vet për Hasanin pasi që pikërisht para 20 vitesh më 18 Qershor 1999 ngriti flamirin e parë të fitores në stacionin e policisë dhe në objektin e Komunës në Klinë.
Rikujtojmë së në kuadër të javës së Lëvizjes prej 10-17 Qershor, në Klinë në Lëvizje u anëtarësuan 59 anëtarë të rinj.
Urime Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje neë Klinëë per sukseset e arritura në rritjen dhe fuqizimin e organizatës.
Urime poashtu 18 Qeshorin – Ditën e Çlirimit të Klinës.”