BallinaLajmeAmbasadori gjerman godet Devollët dhe e bën horë Qeverinë e Kosovës

Ambasadori gjerman godet Devollët dhe e bën horë Qeverinë e Kosovës

Të ngjajshme

Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027

Shefi i ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos, ka deklaruar se...

5 të lënduar nga aksidenti në Tomoc të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc...

Goli i jetës”, Muriqi e mposht Realin dhe përfundon në lot

Mallorca ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme...

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka goditur direkt biznesmenët e familjes Devolli, të cilët kanë monopolizuar tregun e homologimit të veturave, ndërsa thotë se nuk e kupton logjiken pse pa asnjë nevojë veturat që vinë të reja nga Evropa duhet të kontrollohen edhe njëherë nga një ‘monopol lokal’. Gazeta Express ka raportuar në vazhdimësi për privilegjin dhe përfitimin e bizneseve të vëllezërve Devolli.

Kompania e Shkëlqim Devollit asnjëherë nuk ka pasur konkurrent në Kosovë në tregun e homologimit të veturave, dhe qeveria asnjëherë nuk ia ka ndalur fitimin enorm kësaj kompanie.

Ambasadori gjerman ka thënë se nuk e kupton se si veturat që vijnë me të gjitha dokumentet dhe kontrollat e nevojshme, duhet t’i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga kompania private, që në këtë rast është e Devollit.

“Vetëm një ambasador i gjorë që po provojë të kuptojë logjikën se si shkojnë procedurat: Veturat e reja nga Evropa importohen në Kosovë me dokumente të kompletuara për homologim. Por pastaj, gjithçka duhet të kontrollohet edhe njëherë nga një monopol lokal që duhet të paguhet më shtrenjtë në gjithë BE’në??”, ka shkruar Heldt në Twitter, transmeton Express.

Një reagim të njëjtë e ka pasur edhe shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ndryshe, çdo makinë e importuar në Kosovë duhet t’i nënshtrohet një kontrolli rutinor i quajtur “homologim”. Ky lloj kontrolli bëhet vetëm për t’i inkasuar 125 euro

Pra, secili qytetarë apo kompani që blenë vetura, detyrohet t’i nënshtrohet homologimit në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), e cila është pronë e Shkëlqim Devollit nga Peja. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz