Nuk janë pamje të Afrikës me varfëri të skajshme që luftojnë për jetë, por janë pamje në mes të Skenderajt, ku varfëria rrëzon përtokë njeriun, e ku duhet të vij humanisti Halil Kastrati të ndërtoj shtëpi një njeriu që serbet i dogjën vëllaun për së gjalli e ai nga pas lufta jeton në mjerim të thellë, përcjellë Drenica Press.
Humanisti Halil Kastrati mbushet me lotë kur sheh një skenë të tillë ai me këtë rast shprehet kështu: Zot o Zot ????
Perhajr nisja e ndertimit te shtepise se re. Jeta e tij, hjekat e tij me te shti ne dhe per se gjalli
Vellaun serbet ja djegin per se gjalli, i lodhur i pa levizeshem, i semure, por derti dhe merzia e tij ishte per hallin e djalit dhe familjes se djalit
Nuk dua asgje tjeter vetem ta shoh qet djale ne shtepi te vet
Ne sot ja dhame lajmin se po nis ndertimi i shtepise se re per plakun djalin dhe familjes se tij
Prekese, shume shume e dhimbeshme situata dhe historia e kesaj familje nga komuna e Skenderajit
Bamires Zoti ju shperblefte
Kujtojmë se sot Halil Kastrati qëndroj në fshatra të Skenderajt, ku dha lajmin për ndërtimin e shtatë shtëpive. Bëhet fjalë për familjet: Jashar Miftarit – Runik, Tafil Abdullahut – Çitak, Gani Dervishit – Kosterc, Hajriz Hysenit e Astrit Krasniqit – Vajnik si dhe Shefqet Sahitit e Behxhet Shales – Koliq i Poshtëm./DRENICA PRESS/
