BallinaLajmeMbyllet spitali: Arrestohen dy persona për trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore

Mbyllet spitali: Arrestohen dy persona për trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Drejtoria për Trafikim të Qenieve Njerëzore në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe Prokurorinë në Gjakovë gjatë ditës së sotme kanë mbyllur spitalin “Fati Im”, shkruan Gazeta Blic.

Deri tek mbyllja e këtij spitali ka ardhur si pasojë e trafikimit të organeve të qelizave njerëzore dhe transplantimit të kundërligjshëm në këtë spital.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se bëhet fjalë për spitalin “Fati Im”

Se Drejtoria për Trafikim të Qenieve Njerëzore gjatë ditës ka ndërmarrë një aksion në këtë komunë, ka thënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund ta konfirmojmë që sot Sektori Qendror i Hetimeve-Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë kanë realizuar një plan taktik në një spital, pra në Gjakovë, dhe pasi është realizuar ky plan ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve nën dyshimin për Transplantim i kundërligjshëm dhe Trafikim i Organeve dhe Qelizave njerëzore, si dhe Bashkëkryerja, sipas kodit penal të RKS”, tha ai për Gazetën Blic.

Ai tha se me këtë rast janë sekuestruar edhe disa dokumentacione të ndryshme të cilat janë relevante për këtë rast. Ka shtuar se dy persona janë arrestuar, A.M. mashkull/shqiptar kosovar dhe B.B. femër/shqiptare kosovare) nën dyshimin se kanë kryer veprat penale./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz