BallinaRegjionaleKryetari i klubit të Vushtrrisë nderon Rashicën me mirënjohje – zbulon sa...

Kryetari i klubit të Vushtrrisë nderon Rashicën me mirënjohje – zbulon sa para mori klubi nga Miloti

Të ngjajshme

Lladrovci: Mbrëmë ndoqa lojën, sot në ora 8:00 isha në punë, në zyrë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte në...

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

Robert Berisha ishte i ftuari i djeshem ne emisionin...

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për...

Milot Rashica është shndërruar në një hero jo vetëm në qytetin e tij të lindjes por në tërë Kosovën. Kjo u pa edhe mbrëmë kur i gjithë stadium thërriste emrin e tij.

Shkaku i aktiviteteve të shumta, ylli vushtrrias nuk ka mundur ende t’i nisë mirë pushimet e tij, kjo për shkak edhe të “Lojës së Yjeve”, shkruan Reporteri.net

Sot, Rashica është nderuar nga qyteti i lindjes dhe nga klubi ku ai hodhi hapat e parë të futbollit, ku më pas edhe do të shpallej kampion me ta.

Miloti sot ka marrë mirënjohjen nga presidenti i klubit të Vushtrrisë, për kontributin e tij në imazhin e dhënë klubit vushtrrias.

“Sot i dhurova mirënjohje për kontributin dhe imazhin e dhënë për klubin tonë, krenarisë së Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës – Milot Rashicës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Naser Imeri poashtu ka zbuluar shumën që kanë marrur nga transferimi i Milot Rashicës nga Vitesse në Werder Bremen.

“Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoj një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetsoj punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Ëerderit”, ka shkruar Imeri.

Ai ka zbuluar poashtu se ku është shpenzuar ajo shumë e parave.

“Këto para të Milotit u shfrytëzuan për sezonet 2017 dhe 2018 ku President i klubit isha unë, dhe rezultoi edhe arritja e synimit tonë Superligës”, ka thënë tutje Imeri.

Për fund ai ka falënderuar Milotin për kontributin e dhënë për Vushtrrinë dhe për Kosovën.

“Faleminderit Milot që na bënë krenar dhe jep kontribut të madhë për Vushtrrin e Kosovën. I arritësh majat e futbollit botrorë, I juaji Naser Imeri”, ka përfunduar Imeri./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz