Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se prindërit po tregojnë që fëmijët po u kërkojnë para që t’u bëjnë dhurata mësuesve me rastin e përfundimit të vitit ose për ditëlindje e të ngjashme. Në një shkollë të qytetit, çmimi paska shku shumë lart, deri 10€ për një nxënës. 25-30 nxënësë në klasë = 250-300€, përcjell DrencaPress.
Lexojeni të plotë postimin e Hysni Mehanit:
Prindërit po tregojnë që fëmijët po u kërkojnë para që t’u bëjnë dhurata mësuesve me rastin e përfundimit të vitit ose për ditëlindje e të ngjashme. Në një shkollë të qytetit, çmimi paska shku shumë lart, deri 10€ për një nxënës. 25-30 nxënësë në klasë = 250-300€.
Prindërit duke mos dashur që t’i bëjnë të ndjehen fëmijët inferiorë para shokëve të tyre janë të obliguar t’ua gjejnë ato para. Përveç dëmit ekonomik që u shkaktojnë familjeve, në mënyrë të veçantë atyre familjeve që jetojnë me asistencë sociale e të cilat mezi e kalojnë muajin; a janë të vetëdijshëm këta drejtorë se cili është dëmi që u shkaktojnë fëmijëve me këto veprime?! Një fëmijë që sot ia merr 10€ familjes për t’i bërë dhuratë një mësuesi; nesër është i përgatitur psikologjikisht që t’ia japë 100€ një tjetri me e regjistru në shkollë të mesme ose fakultet, e, sidomos nuk ka me pritu hiç me i dhanë 1000€ kur të vjen koha me gjetë një punë.
Ndalojeni këtë logjike që po vret të ardhmen e këtij vendi. Mjaftohuni me dhurata simbolike e përqafime të nxënësve. Kjo i duhet kësaj shoqërie, bashkë me të edhe juve.