back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportShembet stadiumi në Skenderaj, në të cilin u investuan 460 mijë euro...

Shembet stadiumi në Skenderaj, në të cilin u investuan 460 mijë euro (FOTO)

Të ngjajshme

Gjykata i lejon përkohësisht Trump të pezullojë miliarda në ndihma të huaja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, lejoi të...

Javën tjetër nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 16 shtatorin 2025...

Gjykata i lejon përkohësisht Trump të pezullojë miliarda në ndihma të huaja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, lejoi të...

Franca me kryeministër të ri, paralajmërohen protesta të mëdha

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën...

Fusha e futbollit të stadiumit ndihmës në Skenderaj është shembur në disa pjesë, madje në disa anë edhe mbi 10 centimetër, vetëm gjashtë muaj që prej se është përuruar, raporton Zëri.

Stadiumi ndihmës i futbollit në Skenderaj, ka qenë një projekt i bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe UEFA-s.

Për realizimin e këtij projekti janë paguar 460 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi pati nënvizuar se stadium ndihmës i futbollit në Skenderaj është pjesë e projektit për ndërtimin e 12 stadiumeve në Republikën e Kosovës.

Image

Me gjithë zotimet se stadiumi ndihmës i futbollit në Skenderaj i plotëson të gjitha standardet evropiane, vetëm 6 muaj nga përurimi dhe mbase pa u luajtur asnjë takim, fusha me bari sintetikë është demoluar, sidomos në afërsi të portës nga ana jugore.

Gazeta “Zëri” është përpjekur të merr informacion nga komuna e Skenderajt, gjegjësisht ka pyetur se a janë të njoftuar zyrtarët komunalë me gjendjen e fushës së stadiumit ndihmës dhe se çfarë do të ndërmarrin ndaj kompanisë që ka kryer punët, por asnjë nga zyrtarët komunalë nuk është shprehur i gatshëm të flasë për gazetën.

Disa nga ata i kanë thënë “Zërit” sa janë të zënë me aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit dhe pothuajse të gjithë ata kanë rekomanduar që emri i tyre të mos të përmendet, ndonëse ka edhe të atillë që kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejt për ta mbikëqyrë realizimin e projektit.

Ekspertë të ndërtimit, në anën tjetër, kanë siguruar se fusha e stadiumit ndihmës e futbollit në Skenderaj, në gjendjen çfarë është tani, nuk mund të riparohet pa u hequr tepihu sintetikë dhe pa filluar gjithçka prej fillimit.

Image
Për t’i kryer punët nga fillimi duhet paguar edhe të paktën 400 mijë euro të tjera, natyrisht nëse MKRS-ja nuk do të jetë në gjendje ta detyrojë kompaninë që ka kryer punët (një kompani vendore), që ta përfundojë projektin ashtu siç është parashikuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz