back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaRegjionaleDrenasHedhet shorti i kualifikimeve për Champions League, këta janë kundërshtarët e Feronikelit

Hedhet shorti i kualifikimeve për Champions League, këta janë kundërshtarët e Feronikelit

Të ngjajshme

Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët

Faqja volcanodiscovery.com ka dhënë detaje për tërmetin në Kosovë,...

Komuna e Skenderajt del me njoftim pas tërmetit në Kosovë

Skenderaj, 10 shkurt – Komuna e Skenderajt ka dalë...

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë të kualifikimeve për garën më të madhe të klubeve në Evropë, UEFA Champions League.

Feronikeli ka mësuar kundërshtarin potencial të cilin mund ta ketë në raundin e parë të kualifikimeve për këtë garë.

Ndeshjet e para për kualifikim në rundin e parë, do të zhvillohen me 9/10 korrik, kurse të kthimit më 16/17 korrik.

32 klube janë ndarë në dy grupe (grupi 1 dhe 2) me nga dhjetë ekipe secila, ndërsa një grup (grupi 3) ka dymbëdhjetë ekipe.

Brenda tre grupeve 32 ekipe janë ndarë në mënyrë të barabartë, me nga 16-të, për të luajtur mes vete në fazën e rundit të parë të kualifikimeve për UEFA Champions League.

Në grupin e tretë, bën pjesë fituesi i fazës së parakualifikimeve, fazë kjo që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, të Prishtinës.

Në kuadër të fazës së parakualifikimeve, Feronikeli do të luajë me Lincoln Red Imps, nga Gjibraltari, të martën e 25 qershorit, me fillim prej orës 20:45.

Nëse e kalon këtë fazë, skuadra e Feronikelit do të takohet me fituesin mes SP Tre Penne dhe Santa Coloma, në finalën e 28 qershorit që zhvillohet prej orës 20:45, në “Fadil Vokrri”.

Fituesin e kësaj finaleje sipas shortit të hedhur sot,  e pret skuadra nga Uellsi, The New Saints.

Të Fundit

Sport

ShowBiz