back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim të pandehurit që tentoi të vriste gruan me të...

Një muaj paraburgim të pandehurit që tentoi të vriste gruan me të cilën bashkëjetonte

Të ngjajshme

Uran Ismaili prezanton kartën 247 për transport publik falas për qytetarët e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, së bashku...

Fejohet Miss Universe Albania?

Miss Universe Albania 2024, Franceska Rrustem ka ‘’trazuar’’ rrjetin...

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim për G.M. me dyshimin se ka tentuar ta vriste gruan me të cilën bashkëjetonte A.A., bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit G.M. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.M. më datë 16.06.2019 në shtëpinë e tij, me qëllim që ta privojë nga jeta të dëmtuarën A.A. me të cilën bashkëjeton, kishte shtënë në drejtim të saj me armë zjarri. I pandehuri pas gjysmë ore e kishte dërguar të dëmtuarën në Spitalin Amerikan në Prishtinë duke mos e njoftuar policinë.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë të rastit. Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit dhe sjelljet e tij të mëparshme, nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsërisë veprën penale”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz