Sigurisht, pasi që atë ditë pati shumë obligime, plan pati bërë se para se të pushonte edhe të hante diçka. Mirëpo, asnjë nga këto nuk ndodhi. 30 minuta pasi që aeroplani u nis, pati turbulencë gjatë fluturimit dhe aty filloi edhe tmerri, siç e përshkruajnë udhëtarët.
51-vjecari atë herë do të godiste fort kokën e tij në tavan. “Rripi im i sigurisë u këput”, tha burri që banon në Shën Gallen.

Brahimi nuk mund të kujtohet saktësisht se çfarë ndodhi më pas: “Mendova se isha pa ndjenja për një moment të shkurtër”.
Britma të fëmijëve, grave dhe burrave, kjo është krejt ajo se çka mban mend 51-vjecari nga ato minuta kaos. Pas kësaj edhe dhimbja e shkaktuar e gjaku që rridhte nga plaga,
Brahimi kaloi të gjithë natën në spitalin e Bazelit. Doktorët i kanë thënë se mund të kishte ndodhur shumë më keq./GazetaExpress



