back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaJetëKurioziteteHiqni njollat e vajit nga dyshemeja pa detergjent

Hiqni njollat e vajit nga dyshemeja pa detergjent

Të ngjajshme

Fitorja ndaj Letonisë, Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për Klan Kuqezi,...

Portugalia fiton në udhëtim te Hungaria, Ronaldo vazhdon me gola

Portugalia mori kryesimin në Grupin F të kualifikueseve për...

BE: Izraeli shkeli ligjin ndërkombëtar në sulmin kundër Katarit

Bashkimi Evropian tha se sulmi në Doha të martën...

Asllani bartë mbi supe fitorën e Shqipërisë

Kristjan Asllani është kryefjala e ndeshjes së sontme mes...

Njollat e vajit janë ndër më të vështirat për t’u pastruar, pavarësisht faktit nëse janë në rroba, në parket, mbi divan ose në dysheme. Njollat mbi dysheme janë edhe më të bezdisshmet.

Zakonisht zgjedhim t’i pastrojmë duke përdorur detergjent, por jo gjithmonë ky truk është efikas dhe në të shumtën e rasteve duhet të kalojnë disa ditë në mënyrë që njolla të zhduket plotësisht. Por është edhe një mënyrë tjetër që përdoret për t’i larguar njolla të tilla, soda e bukës do ju vijë në ndihmë.

Ja si duhet të procedoni :
• Fillimisht lagni me ujë zonën ku është derdhur vaji, kjo do të bëjë që vaji të ngrihet sipër.
• Mbulojeni të gjithë zonën e njollosur me sodë buke derisa njolla e vajit të mos duket.
• Vendosni pak ujë për të valuar, ndërkohë edhe soda do të kryejë punën e saj mbi njollën e vajit.
• Pasi uji ka vluar, hidhni pak mbi sodë, mjaftueshëm sa për të bërë një formë paste, pjesën tjetër të ujit të nxehtë ruajeni për të shpëlarë vendin.
• Pasi keni hedhur ujin e nxehtë mbi njollë, fërkojeni vendin me një furçë plastike por të fortë. Kujdes mos përdorni furça metalike pasi ato dëmtojnë shumë dyshemetë.
• Njolla do të zhduket menjëherë, kurse ju mund të përdorni pjesën e mbetur të ujit të nxehtë për të larë vendin ku ishte njolla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz