back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeVuçiqi lut Trumpin të ndikojë që Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

Vuçiqi lut Trumpin të ndikojë që Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka dërguar një uresë presidentit të SHBA-së, Donald Trump me rastin ditëlindjes së tij dhe e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë pasi që “pothuaj që 40 vjet asnjë president amerikan s’e ka vizituar Serbinë”, transmeton Koha.net.

Ai njëkohësisht e ka lutur Trumpin që të ndikojë te Kosova “që ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që të mundët të vazhdojë dialogu”.

“Siç e dini, zoti president, përmes problemit të Kosovës kryqëzohen të drejtat dhe interesat jo vetëm të Beogradit e të Prishtinës, por edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe kështu po bëhet burim i manipulimeve të pafundme politike e të destabilitetit”, ka shkruar në urim Vuçiq, përcjellin medie nga Serbia.

“Për këtë arsye desha t’iu lus ju që të ndikoni te Kosova që ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që të vazhdojë dialogu për të gjetur një zgjidhje kompromisi të pranueshme për të dy palët”, ka ndër të tjera Vuçiqi në këtë urim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz