back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeVrasja që tronditi Kosovën/ Gjykata dënon të miturin që goditi me armë...

Vrasja që tronditi Kosovën/ Gjykata dënon të miturin që goditi me armë pas koke në mes të ditës

Të ngjajshme

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të miturit Sh. R. në kohëzgjatje prej 9 vjet burgim, transmeton Gazeta Metro.

Siç njofton kjo Gjykatë, i mituri me datë 20.02.2019, rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, përkatësisht afër stacionit të autobusëve, për motive të ulëta, nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje direkte dhe në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin M. A., duke e qëlluar me revole njëherë në kokë dhe dy herë në shpinë.

“Me këto veprime, i mituri ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës (KPRK). Pas pranimit të fajësisë nga i mituri, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues, me nëntë vite burgim, gjithashtu të miturit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi”, thuhet në komunikatë. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz