back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeLargohet pas tetë viteve sekretari i ministrisë së Mbrojtjes

Largohet pas tetë viteve sekretari i ministrisë së Mbrojtjes

Të ngjajshme

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, Shkelzen Sylaj që tetë vite në këtë pozitë është transferuar në një post tjetër.

Me kërkesë të Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Qeveria ka votuar për transferimin e tij nga kjo pozitë.

Syla që deri tani ka shërbyer si sekretar, tani është transferuar në spitalin që gjendet brenda FSK-së, si drejtor.

Indeksonline e ka kontaktuar Sylajn i cili ka thënë se ende nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare.

“Vendimin e ka marr Qeveria. Pyetni atje, ende nuk kam marrë asgjë zyrtare. Jam në pritje…”, ka thënë Sylaj.

Ndërsa, në një përgjigje për redaksinë nga Zyra për informim e Qeverisë, bëhet e ditur se propozimi për shkarkimin e tij ka ardhur nga ministri Berisha.

“Ka qenë propozim i Ministrit të Mbrojtjes, është votuar nga Qeveria”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Ndërsa, burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se në vend të tij është bërë sekretar Fatos Qerimaj, i cili deri tani kishte këtë pozitë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz