back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeVdes edhe një i burgosur

Vdes edhe një i burgosur

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Një i burgosur sot ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin me iniciale I.A. Ai ishte në vuajtje të dënimit për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Shërbimi Korrektues ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet  I. A., i lindur më 1992.

Sipas SHKK-së, i burgosuri ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

I. A. ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

“Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz