back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportHistorike, një klub kanadez kampion i NBA-së (VIDEO)

Historike, një klub kanadez kampion i NBA-së (VIDEO)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Toronto Raptors është klubi i parë kanadez që ka arritur ta fitojë titullin kampion të NBA-së pasi ka mposhtur Golden State Warriors 4:2 në serinë e finaleve.

Vendësit hynë në përballjen e gjashtë me mungesën e dy herë MVP-së së finaleve, Kevin Durant, i cili u lëndua rëndë në ndeshjen e kaluar. Ata gjithashtu humbën edhe Klay Thompson i cili në çerekun e tretë të këtij takimi lëndoi gjurin duke mos mundur të kthehej më.

Në fitoren e sontme prej 110-113 ishin Kyle Lowry dhe Pascal  ata që realizuan më së shumti pikë tek Toronto, gjithsej 26, përcjellë nga i padraftuari Fred VanFleet me 22.

Ndërkaq, Luftëtarëve nga Oakland nuk iu mjaftuan 30 pikët e Klay Thompson që la ndeshjen diku dy minuta e gjysmë para fundit të çerekut të tretë, por që mbeti pikëshënuesi më i mirë tek ta.

Lojtari më i vlefshëm i finaleve u zgjodh Kawhi Leonard i cili në vitin e tij të parë te Raptors solli titullin për ta falë performancave  monumentale, veçanërisht në playoff.

Kështu, Raptors i dhanë fund dominimit dyvjeçar të Warriors të cilët ishin kampionë në fuqi, duke gëzuar Kanadanë me titullin e parë që prej formimit dhe hyrjes së dy klubeve kanadeze në ligën elitare amerikane më 1995 (klubi tjetër kishte qenë Vancouver Grizzlies, franshizë kjo e shpërngulur tashmë në Memphis të SHBA-së).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz