back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeSot 20 vjet më parë: Momenti kur KFOR’i gjerman vret dy snajperistë...

Sot 20 vjet më parë: Momenti kur KFOR’i gjerman vret dy snajperistë serbë me 220 plumba, ata kishin plagosur një ushtar gjerman

Të ngjajshme

Sot janë bërë pikërisht 20 vjet që kur në qendër të Prizrenit, më 13 qershor 1999, dita e dytë e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ushtarët gjermanë vranë dy paramilitarë serbë me 220 plumba.

Ata ishin Zharko Andrijeviq dhe Sllavko Veselinoviq, dy snajperistë serbë që plagosën një ushtarë gjermanë.

Kjo vrasje ishte kapur nga kamerat e AP-së, shkruan Ballkani.info.

Në ndërkohë, serbët janë munduar që këta dy paramilitarë t’i paraqesin si civilë, megjithatë edhe në video shihet se ata ishin të armatosur dhe tentuan t’i sulmonin ushtarët e KFOR-it.

“Serbët ishin nisur që me një vetura Lada të verdhë të largoheshin nga Prizreni, mirëpo ata u vranë krejtësisht kot nga forcat gjermane”, shkruajnë mediat serbe, ndërsa paraqesin vetëm një pjesë të videos, por jo edhe momentin kur ata sulmuan gjermanë dhe nga vetura u nxierr një kallashnikov.

Për më shumë ndiqeni videon: (Kujdes! Videoja nuk preferohet të shikohet nga persona të mitur dhe persona të ndjeshëm)

Të Fundit

Sport

ShowBiz