back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSportXhaka vs Rashica të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, ja...

Xhaka vs Rashica të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, ja çmimi i biletave

Të ngjajshme

Pak para prime vjen reagimi i papritur nga Instagrami i Edit

Ndërsa Edi Kuçi po bëhet gati për spektaklin e...

Vetëm një minutë i duhet Interit për të kalaur në epërsi ndaj Bolognas (VIDEO)

Inter ka kaluar shpejtë në epërsi ndaj Bolognas, në...

Ariana Musliu-Shoshi nga Vitia: Bashkë për ndryshim dhe fitore

Kandidatja për deputete në rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi,...

Disa prej yjeve më të mëdha shqiptare të futbollit, përfshirë përfaqësuesin e Zvicrës Granit Xhakën dhe atë të Kosovës Milot Rashicën, do ta luajnë një ndeshje futbollit bamirësie për familjet nevojtare, të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ylli i Arsenalit Xhaka me ekipin e tij kundër ekipit të yllit të Werder Bremen Rashicës do ta zhvillojnë një ndeshje bamirëse për familjet nevojtare në Kosovë, të shtunën në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Ndeshja do të luhet më 15 qershor, pra të shtunën në orën 20:00. Biletat do të jenë falas për tribunat ju dhe veri, ndërkohë ato në lidhje kushtojnë 2 euro copa dhe 3 euro copa për ato në tribunën perëndimore. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve nevojtare.

Kjo ndeshje është organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

“Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro. Biletat mund të blihen në kioskën e qytetit të Prishtinës si dhe në Rave Travel”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz