back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeZbulohet pllaka, Clinton: Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua

Zbulohet pllaka, Clinton: Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident...

John Terry zbulon pse dëshiron që Liverpool të fitojë Premier League këtë sezon

Ish-ylli i Anglisë, John Terry, ka shprehur mendimin e...

Kosova në krizë demografike: Humb 10% të popullsisë brenda 13 viteve

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë për...

Në bulevardin “Bill Clinton” është zbuluar pllaka e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton

Me këtë rast, Clinton ka thënë se pllaka është dhuratë shumë e çmuar për të.

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën”, ka thënë ai.

Ai me këtë rast ka pasur edhe një porosi për Kosovën.

“Mund ta shfrytëzoj këtë rast të them që, nëse njerëzit janë të lirë gjithandej, të ndërtojnë jetët e tyre në mënyrën më të mirë që munden. Jo të brengosen se ku kanë lindur, se çfarë përkatësie etnike kanë, nëse janë gra ose burra – çfarëdo ndasie mes qenieve njerëzore do të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, ka thënë Clinton.

Në pllakën e vendosur në bulevardin “Bill Clinton”, thuhet:

“Për shkak të vendosmërisë sonë, shekulli i 20-të nuk po përfundon me zemërim të pafuqishëm, por me një afirmim shpresëdhënës të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut për shekullin 21”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz