BallinaLajmeDorë për dore: Clinton dhe Albright ecin shesheve të Prishtinës, saktësisht ku...

Dorë për dore: Clinton dhe Albright ecin shesheve të Prishtinës, saktësisht ku trupat amerikane hynë para 20 vjetësh (Foto)

Të ngjajshme

Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar...

Teleferiku i Gërmisë, Sveçla i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në buxhetin e Komunës

Dje, përmes një postimi, kryetari i Prishtinës, Perparim Rama,...

MINTI vendos çmimet e derivateve, shtrenjtohet për një cent nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka...

Reali pa futbollistin francez në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit

Real Madridi, mbrëmë pësoi humbje para tifozëve vendas në...

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, mes duartrokitjesh e brohoritjesh të qytetarëve ecin sheshit kryesor të Prishtinës.

Numri i qytetarëve që kanë dalur të nderojnë dyshen, vendimet e të cilëve saktësisht para 20 vjetësh çuan në çlirimin e Kosovës.

Në tubimin qendror për nder të Ditës së Çlirimit, Bill Clinton veç tjerash ka thënë:

Më pëlqen shumë, e dua këtë vend, dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës jam që jam këtu me shumë qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje, mirëpo posaçërisht me sekretaren Madeleine Albright dhe gjithashtu me gjeneralin Ëesley Clark. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur u takova këtu para 20 vjetëve në shkollën fillore në Ferizaj. Atë ditë thash, dhe dëshiroj të njëjtën gjë ta them edhe sot. 79 ditë të arritjes së paqes, unë e di se në kohët e paqes më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë duhet të bëjmë më tutje. Mund të thoni, po, “kemi bërë”. Duhet vetëm një minutë të mendoni dhe mbani në mend se para 30 vjetëve ra muri i Berlinit dhe ra Bashkimi Sovjetik, dhe të gjitha konfliktet po binin poshtë”, tha Clinton.

Ndërkaq Albright tha:

“Lufta në Kosova ka qenë një përballje ndërmjet vrasjeve barbare dhe forcave të domosdoshme ndërmjet të drejtave, dhe respektit për të drejtave të njeriut ndërmjet të tiranisë dhe demokracisë. Ne mbizotëruam, sepse Aleanca jonë ishte bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishme ishte se ia dolëm për arsye se kauza jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës për tej të gjitha pyetjeve të taktikave dhe politikave. Fushata jonë vendosej dhe themelohej në baza të drejtësisë. Aleanca e bashkuar ulej dhe shikonte një komunitet të tërë të abuzuar dhe dëbuar, dhe përgjigja ishte: Jo.  Për më tepër se 11 javë, aleanca jonë dhe qytetarët e Kosovës u mbajtën të fortë”, theksoi Albright./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz