back to top
BallinaLajmePamje të bëra 20 vjet më parë: Kur oficeri i NATO-s u...

Pamje të bëra 20 vjet më parë: Kur oficeri i NATO-s u jep 30 minuta afat forcave serbe, për t’u larguar nga Prizreni (Video)

Të ngjajshme

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Kosova është duke shënuar 20 vjetorin e çlirimit të saj, përkatësisht futjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Një veprim i tillë i aleatëve, kishte ardhur pas sulmeve ndaj caqeve serbe, sulme që kishin zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe luftës së UÇK-së, të cilat kishin sjellë edhe atë që njihet si Marrëveshja e Kumanovës.

Kështu, për të kujtuar këtë ditë të shënuar, këto ditë në Kosovë kanë ardhur edhe njerëzit kryesorë që kishin marrë një vendim të tillë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, ish-shefi i NATO-s, Wesley Clark dhe jo vetëm.

Dhe kur flasim për ato ditë, nuk mund të harrojmë edhe momentin kur një oficer i NATO-s u kishte dhënë 30 minuta afat, forcave serbe për t’u larguar nga Prizreni.

Bëhet fjalë për një video të publikuar në rrjetet sociale, ku thuhet se shihet momenti i futjes së forcave të NATO-s në Prizren – më 13 qershor 1999.

Siç shihet aty, në një moment, një ushtar, me gjasë ndonjë oficer gjerman i NATO-s u jep afat forcave serbe që të largohen nga Prizreni.

Dhe afati për largim nuk është hiq më i gjatë se 30 minuta.

Madje, pas një bisede, ai ua rikujton atyre se “tanimë u kanë mbetur vetëm edhe 28 minuta”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz