BallinaLajmeSPECIALE: 20 vjet çlirim

SPECIALE: 20 vjet çlirim

Të ngjajshme

Real – Bayern, zbulohen formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Bayern Munichu janë përcaktuar për formacionet...

Pitarch thyen rekordin e Raul Gonzalez

Mesfushori i Real Madrid, Thiago Pitarch do të hyjë...

Vdes trajneri i njohur, Mircea Lucescu

Trajneri i njohur, Mircea Lucescu ka ndërruar jetë, në...

Kërcënimi i Trumpit me shkatërrim të civilizimit iranian, deklarohet zëdhënësja e Qeverisë së Iranit

Zëdhënësja qeveritare e Iranit, Fatemeh Mohajerani, i tha agjencisë...

Sot Kosova shënon 20 vjetorin e çlirimit.

Për ta kremtuar këtë përvjetor bashkë me qytetarët dekadën e dytë të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë po qëndrojnë ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Festa nis nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” me ç’rast do të mbahet tubimi qendror, kurse nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkohë që në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

Me këtë rast janë ftuar qytetarët që të bashkohen në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

Edhe televizioni Klan Kosova dhe portali klankosova.tv vijnë me një mbulim special për këtë ditë ku do të ketë intervista në studio, lidhje direkte nga terreni anembanë Kosovës dhe kronika të veçantë për këtë përvjetor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz