BallinaLajmeFamilja kosovare rrëfen tmerrin me gjarpërinj, nuk guxojnë të futën në shtëpi

Familja kosovare rrëfen tmerrin me gjarpërinj, nuk guxojnë të futën në shtëpi

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Ka 4 ditë që po qëndrojnë nën qiell të hapur. Gjarpërinjtë e shumtë, që u paraqitën në këtë shtëpi që nga mesnata e së premtes, vazhdojnë të sjellin tmerr për familjen Ahmeti nga fshati Resinoc i Lipjanit, transmeton Gazeta Metro.

Pas publikimit të rastit, të dielën, një kompani private vullnetarisht i doli në ndihmë familjes, duke bërë dezinfektimin dhe deratizimin e shtëpisë dhe oborrit, raporton Ktv.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë AD nga Prishtina, preparati Ditox dhe Retil largon gjarpërinjtë për një kohë, por shtëpia e vjetër dhe çarja e saj ua mundëson atyre të paraqiten sërish.

Përfaqësuesit e kompanisë i kanë këshilluar familjarët se si të veprojnë tani.

Kurse, Komuna e Lipjanit i bëri ofertë familjes që të largohet prej aty deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme.

Përparim Ahmeti, kryefamiljar, thotë se zgjidhja është ndërtimi i një shtëpie të re sepse aktualja është tejet e vjetër dhe e shkatërruar.

Të hënën, ata i kanë vizituar edhe disa ushtarë të KFOR-it.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz