back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeNdërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë...

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën

Të ngjajshme

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Spektakël në ndeshje, “show” në penallti/ Ballkani e eliminon Prishtinën nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në fazën çerekfinale të...

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë solemne në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë, organizuar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario. 


Në këtë ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, Admirali James G. Foggo III, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ushtarë të KFOR-it, oficerë, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete të tjera.

Në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri Haradinaj ka kujtuar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën.

“Në përvjetorin e çlirimit dhe të kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit. Sot, kemi ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s. Mburremi me ketë fuqi të përkushtimit për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët”, ka thënë kryeministri Haradinaj, në urimin e tij në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz