back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMos ta harrojmë këtë fakt: As pas 20 vjetësh nuk ka një...

Mos ta harrojmë këtë fakt: As pas 20 vjetësh nuk ka një film serioz për luftën në Kosovë

Të ngjajshme

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...
- Advertisement -

Disa filma të metrazhit të shkurtë dhe disa përpjekje armatoske është e gjitha çfarë ka bërë Kosova për luftën, nga segmenti i kinematografisë.

Ndonëse janë ndarë shpesh para për filma e projekte të ndryshme, asnjëherë nuk është trajtuar seriozisht, një film i gjatë që do ta trajtojë luftën, përpjekjet paqësore, ato ushtarake, pastaj vuajtjet dhe triumfin nga shtypja e regjimit.

Gjithsesi, vlen të përmendet se një film i metrazhit të shkurtë, filmi ‘Shok’ arriti të prekë goxha sukses duke hyrë në ‘Oscar’ i nominuar si ‘filmi më i mirë i shkurtë’.

Disa filma të tjerë më pas patën sukses në festivale të ndryshme, në veçanti filmi ‘Kthimi’ në festivalin prestigjioz ‘Sundance’. Gjithashtu edhe filmi ‘Kolona’ ka arritur të shënojë sukses në arenën ndërkombëtare, si film për luftën i metrazhit të shkurtë, transmeton Reporteri.net.

Përpos mungesës së filmave artistik të realizuar mirë dhe të metrazhit të gjatë, edhe tek zhanri i dokumentarëve ka pasur ngecje. Janë prodhuar kryesisht dokumentare për data të caktuara por jo në tërësi për rrjedhën historike të rezistencës, luftës dhe paqes.

Ndryshe, këto ditë, në kuadër të 20 vjetori të lirisë, një nga aktivitetet është edhe Java e Filmit, për disa ditë, nga data 17 qershor do të shfaqen filma të prodhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës rreth luftës në Kosovë, kryesisht filma të metrazhit të shkurtë.

Nga ana tjetër, Serbia është përpjekur që me projekte të ndryshme filmike të paraqes vetën viktimë të luftës, por edhe si një triumfuese ndaj të keqes, që në logjikën e tyre është Kosova.

Së fundi, që ngjalli edhe debat ishte një film i prodhuar nga ta për Betejën e Kosharës. Filmi titullohet “Tregime lufte nga Koshare” i mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Radio Televizioni Serb.

Beteja e Koshares konsiderohet si një prej betejave më të forta të UÇK-së. /reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz