Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka arritur para disa minutash në Prishtinë.
Ai ka ateruar në aeroportin e Prishtinës, shkruan Reporteri.net, dhe është pritur nga dy ish-presidentët e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli. Ky i fundit, tash zëvendëskryeministër i vendit dhe ministër i jashtëm.
Clinton në Kosovë do të qëndrojë dy ditë. Ardhja e tij ka për shkas 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s ndaj Serbisë, e cila rezultoi me çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999, shkruan Reporteri.net.
Fotografi të momentit të arritjes së Bill Clinton në Prishtinë ka publikuar ministri i Jashtëm në facebook.
“Mirë se vjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli.





