Në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Evropian, të zhvilluar zhvilluar në Sofje, Kosova arriti fitore dramatike me rezultat 3:2.
Golin e fitores në minutat e fundit për 3:2 e shënoi sulmuesi Elbasan Rashani.
Rashani shënoi pas një aksioni fenomenal të futbollistëve të Kosovës dhe asistimit të Milot Rashicës.
Pas golit të Rashanit, ‘shpërtheu’ në reagim edhe trajneri Bernard Challandes.
Ndryshe, vlen të kujtojmë se që prej ardhjes së Challandes, Kosova nuk e ka asnjë humbje.


