BallinaLajmeProtestat për gurthyesin, kompania: Nuk po i dëmtojmë varrezat dhe shpellën

Protestat për gurthyesin, kompania: Nuk po i dëmtojmë varrezat dhe shpellën

Të ngjajshme

Pas protestës së radhës të banorëve në fshatin Kusar të Gjakovës, ku po kërkohet të ndalen gurthyesit në këtë zonë, ka reaguar edhe kompania që dëshiron të ndërtojë gurthyesin.

Kompania “Alko-H&S” ka thënë se është e pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të filluar aktivitetin.

“Bazuar në ligjet dhe legjislacionin në fuqi, duke respektuar të gjitha standardet dhe kriteret përkatëse, kompania jonë ka aplikuar për ndërtimin e gurthyesit tek organet kompetente, konform ligjit dhe është pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të filluar aktivitetin gjegjës”, thuhet në reagim.

Po ashtu, kjo kompani thotë se deri ma tash janë respektuar të gjitha procedurat legjislative dhe kriteret në fuqi dhe për këtë janë dëshmitë e inspektorëve komunalë dhe qendrorë.

“Për zbatimin e tyre kohe pas kohe kanë qenë në punishte për të verifikuar, edhe inspektorë nga niveli lokal dhe qendror, të cilët me procesverbalet e tyre nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje. Aspak nuk qëndrojnë dezinformatat se me aktivitetin tonë po dëmtohen varrezat dhe shpella”, përfundon reagimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz