Mbrëmë u zhvillua takimi mes Bullgarisë dhe Kosovës në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje.
Kosova ka arritur të marrë tre pikë nga ky takim, duke e mposhtur Bullgarinë me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic.
Fitore kjo e cila ka emocionuar të vegjël e të mëdhenj kudo ku ka shqiptarë.

Leonora Jakupi është një fanse e zjarrtë e Kombëtares së Kosovës, madje në takimet që zhvillohen në Kosovë ajo gjithmonë është prezente në stadium.
Kjo fitore padyshim që ka gëzuar edhe këngëtaren e cila ka publikuar një fotografi të Rashicës dhe të futbollistëve tjerë.
“Kjo është Kombëtarja ime”, ka shkruar Jakupi.
Ndryshe, dy ndeshjet e radhës për Kosovën do jenë në muajin shtator, ajo me Çekinë dhe më pas Anglinë./GazetaBlic
