Leonora Jakupi ka thënë se është në një lidhje dashurie, por asnjëherë nuk ka zbuluar asgjë më shumë, shkruan “InfoKosova”.
Të gjithë janë hamendësuar dhe po e kërkojnë mashkullin fatlum i cili ia ka fituar zemrën drenicakes.

Por, më kot, nuk po e gjejnë.
Dikush thotë se ai është njeri i politikës, të tjerë mendojnë se është person i artit, por vetë Leonora nuk ka dhënë asnjë sqarim.
E sonte ajo ka befasuar të gjithë gjersa loja zhvillohej mes Kosovës dhe Bullgarisë, në momentin që futbollisti Milot Rashica dha golin, ishte vetë këngëtarja Jakupi ajo e cila e publikoi një foto të tij duke e shoqëruar me një zemër.
Të ketë diçka mes futbollistit dhe këngëtares, apo ndoshta e ka bërë këtë gjest Leonora nga gëzimi dhe ka dashur që ta përkrah në këtë mënyrë sportistin?!/InfoKosova/

