Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Bullgarinë me rikthim 3:2 në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.
Golat për “Dardanët” i realizuan Milot Rashica (14’), Vedat Muriqi (64’) dhe Elbasan Rashani (90’).
Derisa për Bullgarinë shënuan Popov (43’) dhe Dimitrov (55’).
Me këtë fitore Kosova pas tre ndeshjeve pozicionohet e treta me 5 pikë, një më pak se Anglia e vendit të parë por që ka një takim më pak të zhvilluar.
Tanët takimin e radhës e luajnë ndaj Çekisë në shtëpi në muajin shtatorë./Insporti.com
